Detaje të reja kanë dalë nga vrasja, e cila ndodhi pak orë më parë në qytetin e Kavajës. 47-vjeçari Alket Isufi u godit me thikë nga Landi Puja.
Ngjarja dyshohet ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së Landi Pujas.
Në këtë moment Puja, ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën. Gjatë debatit, viktima dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.
Land Puja ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës. Këto goditje kanë rezultuar fatale, pas i47-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

