Vrasja në Don Bosko, arrestohen 15 persona në Durrës

Foto ilustruese

Prokuroria e Durrësit, ka goditur një grup kriminal, ku të paktën 15 persona dyshohen të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje, dhe shitblerje armësh.

Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Grupi kriminal dyshohet edhe për një ngjarje të ndodhur në Don Bosko ku mbeti një viktimë.


Shtuar 4.10.2022 11:51