Videoja e mëposhtme, tregon momentin e autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili largohet nga vendi i krimit.
Arlind Demushi shihet teksa flet në telefon me dikë, ndërsa duke ecur rregullon dhe rrobat e tij dhe fsheh dorën që siç duket e ka me gjak, duke e futur në xhep.
Më pas qetësisht largohet në errësirë mes lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.
Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Babrru, ku thuhet se viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë duke pirë.
Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.