Gazetarja Klodiana Lala është rikthyer të flasë edhe një herë për ngjarjen e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
E ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Lala tha se mungon vullneti i autoriteteve për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
“Hetimet janë përmbyllur për një pjesë të ngjarjes, Arbër Paplekaj është tashmë i pandehur për vrasjen e Pjerin Xhuxhanit. A ka vullnet për ta zbardhur këtë ngjarje mendoj se nuk ka, sepse ka pjesë të errëta të kësaj ngjarje. Ne dimë se Arbër Paplekaj qëlloi, por nuk dimë nëse qëlloi i pari apo e qëlluan. Ne nuk dimë për cilat arsye drejtuesit e lartë të policisë lejuan degradim të situatës deri në armë zjarri. Sot që flasim ka kaluar një periudhë e gjatë, dhe ne nuk dimë se cilët janë dy personat që kanë qëlluar në drejtim të Paplekajt dhe mbështetësve të PD, dhe skandali është që policia ka pamje filmike, ka qenë vetë aty, dhe kjo pjesë nuk zbardhet. Cili është interesi i policisë apo prokurorisë për të mos treguar se cilët ishin.
Një tjetër pikë e errrët ka të bëjë me krimin zgjedhor. A është duke hetuar Prokuroria e Elbasanit për një krim të mundshëm zgjedhor?
A është ky krim me mbështetje dhe ndikon politik?! Pa diskutim, sepse ky krim krijoi pasiguri në komunitet, mendoj se ka ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Janë tronditur themelet e demokracisë, e ndaj kjo dosje merr një rëndësi të veçantë,” është shprehur Lala./albeu.com