Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për Leonard Dukën

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.

SPAK kërkon:

32 vite burg për Leonard Dukën

25 vite për Erlis Dukën

32 vite burg për Fatmir Hyseni

22 vite burg për Aleksandër Manxhakun

23 vite burg për Oltian Loga

23 vite burg për Dritan Agaj

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Për Lonard Dukën, është kërkuar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Matinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.


Shtuar 21.07.2025 14:30