Blendi Tetën është dënuar përfundimisht me 25 vite burg.
Teta ishte i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Apeli i GJKKO e ka shpallur fajtor Tetën, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën Xhanfize Keko.
Të akuzuar po ashtu nga SPAK janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.
SPAK ka mbyllur vitin e kaluar hetimet ndaj çështjes së vdekjes së ish-policit Santiago Malko.
Sipas SPAK-ut, motivi i vrasjes së tij ka qenë përplasja mes bandave për lojërat e fatit.
26-vjeçari ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2016 ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Llashi.
Të akuzuar për vrasjen e tij janë, Erlis Duka, Ilir Selmani, Leonard Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga.
Të gjithë këta shtetas janë të shpallur në kërkim.
I vetmi i arrestuar është Teta, mbi të cilin SPAK-u ka kërkuar t’i ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.
Sipas Prokurorisë, Teta ka qenë në dijeni për vrasjen dhe ka marrë pjesë në ekzekutimin e Malkos.
Malko u ekzekutua më 27 gusht në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
Sipas SPAK-ut, vrasjes së tij i paraprijnë dy ngjarjeve kriminale, ajo e 26 gushtit në vitin 2018, kur në një lokal mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Ibrahim Durollari dhe Rovaldo Mumajesi.
Autori i kësaj ngjarjeje dyshohej të ishte Santiago Malko. Fill pas kësaj, SPAK sugjestionon se ai ka qenë i përfshirë në tentativën për vrasjen e Erlis Dukës.
SPAK ka bërë me dije si provë kundër tyre nuk është vetëm dëshmia e Ilir Dukës, por edhe provat e ADN-së të gjetura në makinë.
Ndërkohë, në një intervistë televizive nëna e viktimës do të shprehej se vëllezërit Duka ishin vrasësit e djalit të saj.
Ajo, gjithashtu, ka njoftuar se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën e Hagës.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj.
Ndërsa bashkëshortja e tij ishte pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”./albeu.com/