Vrasja e rojes te Top Channel, presidenti: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

Një sulm me armë zjarri të tipit kallashnikov ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në ambimentet e Top Channel.

Për pasojë ka humbur jetën roja i godinës, Pal Kola.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar duke u bërë thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Postimi i Begajt:

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.


Shtuar 27.03.2023 08:41