Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar përjetë Xhuliano Hoxhën dhe me 16 vite Euglen Halilin, për dy vrasje në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Për Hoxhën mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë që vendosi dënimin përjetë të tij, ndërsa Apeli i zbriti vetëm një vit të penduarit të drejtësisë që zbërtheu vrasjet, Euglen Halili, duke e dënuar përfundimisht me 16 vite burg.
Vendimi në Apelin e Posaçëm erdhi pas ankimit të SPAK, të dënimeve që dha Shkalla e Parë.
Organi i akuzës kishte kërkuar 30 vite burg për Hoxhën dhe 12 vite për Halilin, lidhur me kryerjen e dy vrasjeve, ngjarje këto që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej.