Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj

Prokuroria ka dërguar në gjyq dy vëllezërit, Klisman dhe Arjon Hasaj, të cilët akuzohen se ekzekutuan me armë zjarri Ramazan Matajn, krim i ndodhur më 5 Janar 2024, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, shtetasit A.H. dhe K.H., të akuzuar për pesë vepra penale”, njoftoi organi i akuzës.

Ndaj dy vëllezërve janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.


Shtuar 16.10.2025 12:43