Vrasja e pronarit të marketit në Kamëz, pendohet një nga autorët: Ishte vrasje me pagesë, nuk shkuam për grabitje

Ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra shtetasi Agim Buci gjatë një tentative grabitjeje në minimarket e tij.

Për këtë ngjarja u dënuan nga shkalla e pare dy autorët e dyshuar, të arrestuar më herët, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden.

Por në seancën e mbajtur ne Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrare Agim Bucin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme e Albertit, dhe vetëm tani ka mundur te dëshmojë pasi Albert Zaja është arrestuar për një ngjarje tjetër.

Ndodhur nën keto rrethana Gjykata e Apelit i është drejtuar me shkresë përcjellëse Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nëse për ketë person ka të regjistruar procedim penal.

Sipas të gjitha gjasave ligjore vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rihetim dhe rigjykim nën dritën e këtyre rrethanave të reja.


Shtuar 14.02.2022 14:40