Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Finikoundë të Kalamatas në Greqi në një qendër kampingu. Të vrarë mbetën pronari grek i kampingut dhe miku i tij shqiptar, i cili gjithashtu i punësuar po aty.
Mediat greke kanë zbuluar një testament të shkruar nga greku, i cili është shkruar 3 ditë përpara se të ndodhte vrasja. Ajo çfarë ka bërë më tepër përshtypje është shkrimi në testamet: Unë shkruan testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, duke treguar pasiguri për atë çfarë mund të ndodhte në çdo çast.
Pjesa më e madhe e pasurisë greku ia kishte lënë nipit të tij, i cili gjithashtu ka qenë dëshmitar në vrasje.
Në testament, pronari i kampingut shkruan me shumë ndjenja për nipin e tij, të cilin e konsideronte si fëmijën e tij dhe për të cilin kishte shprehur dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu i la gjysmën e pasurisë kujdestarit të kampingut, punonjësit shqiptar, mikut i tij i ngushtë, i cili u vra gjithashtu në ngjarjen tragjike.
Në fund të testamentit, ai u ka lënë gjithashtu shuma të konsiderueshme parash motrës dhe djalit të saj, si dhe mikut të tij shqiptar, nëse nipi i tij do të vendoste të shiste pronën.
Për më tepër, autoritetet kanë gjetur një testament të mëparshëm të 68-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë hartuar rreth një vit më parë dhe i vulosur. Autoritetet janë duke e krahasuar këtë testament me dokumentin e fundit për të nxjerrë më shumë informacione për ngjarjen.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit rreth orës 20:30 kur një recepsionin e kampingut erdhi një person me armë në dorë duke qëlluar mbi pronarin. Shqiptari është qëlluar nga pas në tentativë për tu arratisur. Nipi i pronarit grek, fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Ashtu siç u raportua më parë nga mediat greke, viktima dhe autori, që është arratisur drejt Athikës, kanë pasur konfliktë të mëparshme.