Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjas”

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën pezullim nga detyra për gjashtë efektivët e forcave “Shqiponja” , pasi u akuzuan nga prokuroria për ngjarjen e ndodhur  4 ditë para zgedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Pak ditë më parë u publikua dosja e prokurorisë sipas së cilës thuhet se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse polcia do të kishte ndërhyrë.

Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë ëdhe dy zv.drejtorët të cilët po përballen po me të njëjtën akuzë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi që janë me arrest shtëpie./albeu.com


Shtuar 2.07.2022 11:13