Donald Zane, një nga dëshmitarët e gjyqit të çështjes së 21 prillit 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbeten te plagosur disa persona, është arrestuar në sallën e gjyqit ditën e djeshme.
Ai është arrestuar pasi dyshohet se dhënë dëshmi të rremë.
Mësohet se Zane është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ditën e vrasjes, në vendngjarje ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së Votës grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.
Gjithashtu Zane, dje ishte i vetmi dëshmitar në sallën e gjyqit nga dhjetë personat e thirrur për të dëshmitar, ndërsa nëntë të tjerët nuk u paraqitën.
Ndërkohë, pritet që të krahasohen në çdo detaj deklarimet e dhëna nga dëshmitari para prokurorëve të çështjes me ato të dhëna në sallën e gjyqit.