“Vrasja e Nikulajt nuk u bë për gjakmarrje”, Karamuço paralajmëron ngjarje të tjera kriminale

Eksperti për sihurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ka komentuar ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill në Shengjin, deklaroi se vrasja e tij nuk është bërë për gjakmarrje.

I ftuar në Top Channel, Karamuço theksoi se policia duhet të ishte treguar më e kujdesshme për këtë ngjarje.

Eksperti paralajmëroi se mund të ndodhin ngjarje të tjera shumë të rënda pas ekzekutimit të biznesmenit.

Unë e kam dëgjuar edhe dje drejtorin e Policisë së Shtetit, por është ende herët. Unë do ta marr me rezervë gjakmarrjen hë për hë , e para duhet të arrestohen vetë personat, e dyta më pas të merren në pyetje, të kryqëzohen më pas me radhë derisa të dalim tek motivi i vërtetë. Edhe për një fakt tjetër, sepse duke i dhënë këtë motiv kemi një gjendje shumë të nderë në zonë, kur flasim për Lezhën.

Ku thuhet gjakmarrje, familja e viktimës do të gjejë një mënyrë tjetër si do të hakmerret ndaj…do eci ajo sagë e filluar që në vitet 2000. Policia duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje parandalimit të ngjarjeve të tjera shumë të rënda që kanë ardhur dhe do të vijnë si pasojë e kësaj ngjarje”, u shpreh Karamuço.


Shtuar 27.04.2023 18:38