Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, gjendet e djegur makina e autorëve

Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Mjeti dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Martin Bardhit paraditen e së martës në Rrëshen.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri, teksa viktima sapo kishte dalë nga burgu.

Disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi.

Si pasojë e atentatit të sotëm janë plagosur edhe 3 persona, teksa policia ka blinduar Mirditën.


Shtuar 26.09.2023 11:48