Sot para gjykatës në Durrës dalin dy autorët që akuzon se kanë vrarë te Ura e Dajlanit Luljeta Prezën. Ata do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa në ambientët e gjykatës gjendet nëna e Aldo Brahimit.
Në dëshminë e dhënë për News 24 ka treguar se djali kishte disa javë që ishte larguar nga banesa për të punuar në Durrës.
Gjithashtu e ëma ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se me çfarë merrej djali i saj.
“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë më tej nëna e Aldo Brahimit.
Për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, sakaq dyshohet se këta të fundit janë endacakë.
Shkaku i ngjarjes
Mësohet se mes Luljetës dhe dy të arrestuarve ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.
Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.