Vrasja e Lleshit në burgun e Peqinit, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e lartë

Është shtyrë seanca pë drejtorin e Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarëve të lartë të burgut të Peqinit, të cilët akuzohen për vrasjen e Arben Lleshit pak ditë më parë.

Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar të dielën Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan masën e ‘arrestit me burg’ për Mjaçajn dhe 12 të tjerët. Kujtojmë se Mjacaj, një i dënuar me burg përjetë qëlloi për vdekje një të burgosur, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Të arrestuar për ngjarjen në fjalë janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të këtij viti si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

Si ndodhi vrasja

Ngjarja e rëndë u shënua pak ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj, para se të futej në regjimin “41 biss”, ekzekutoi brenda qelisë Arben Lleshin dhe plagosi në këmbë Indrit Shaqjan.

Për armën e krimit, kishte disa versione për mënyrën se si ajo kishte hyrë brenda qelisë. Fillimisht u raportua së arma ishte hedhur me dron, por pas konstatimit se nuk kishte asnjë dëmtim, ky pretendim ra.

Mënyra e vetme që mund të ketë hyrë arma është ajo dorazi, për shkak se prej disa kohësh kamerat dhe skaneri ishin jashtë funksionit.

Autori Sokol Mjacaj ka mohuar që të jetë paguar nga jashtë për ekzekutimin e Lleshit, por kjo deklaratë nuk është besuar nga hetuesit. Në pretendimin e tij, Mjacaj ka thënë se ka pasur konflikt me Lleshin pasi nuk e ka pranuar në sektor, ndërsa ka theksuar se nëse nuk do ishte vënë në dijeni se do futej në “41 biss”, atëherë nuk do e kishte kryer krimin e rëndë.


Shtuar 18.12.2023 09:37