Mëngjesin e sotëm, pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, i cili bashkëpunoi me kushëririn e tij, Naim Murseli për të vrarë bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona Ademaj, është paraqitur para prokurorisë së Shtetit.
Kujtojmë që, pjesëtari i FSK-së është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale (marrëveshje për të kryer veprën penale, Vrasja e rëndë”.
Raportohet se Kokalla ka siguruar armën më të cilën u vra Liridona, ku ekzekutori ishte Granit Plava.
Ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën forca të shumta sigurie.