Këtë të hënë, ka vijuar në Prishtinë procesi gjyqësor për autorin kryesor të vrasjes makabër të bashkëshortes së Liridona Ademajt, ngjarje kjo që tronditi jo vetëm Kosovën, por mbarë opinionin publik shqiptar.
Në seancën e sotme, i thirrur për të dëshmuiar ishte ish-kreu i spitalit Psikiastrik, Shpend Haxhibeqiri, i cili dhe hartoi raportin e gjendjes mendore të Murselit, në të cilin thuhej se Naimi nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, gjë që çoi në rrëzimin e pretendimeve të avokatëve të të akuzuarit se aktin e tij ndaj Liridonës, e kishte ndërmarrë në gjendje të rënduar psiqike.
Pikërisht ky raport, u bë shkak i përplasjes në sallën e gjyqit mes vrasësit gjakftohtë dhe mjekut.
Murseli iu drejtua Haxhibeqirit se nga rrodhi ekspertiza e tij mjeko-ligjore. Ai iu drejtua specialistit me pyetjet: “Si rrodhi ekspertiza mjeko-ligjore nga instituti juaj? Si rrjedh një dokument kaq sensitiv me komente ndërkombëtare? A rrodhi nga ndonjë punonjës, apo nga gjykata”?
Por Haxhibeqiri deklaroi shumë shkurtimisht se: “Dokumenti nuk kishte dalë nga institucioni ligjvënës”.
Edhe gjykatësja Fatime Dërmaku, reagoi ndaj shqetësimit të Murselit, duke e siguruar se ekspertiza nuk ka dalë nga gjykata.