Vrasja e Klevis Lleshit/ GJKKO lë në burg autorin e dyshuar Sabah Nuzi, Samet Loka në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.

Pas seancës së zhvilluar të premten në orën 10:00, Sabah Nuzi, është lënë në arrest me burg, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e arrestit në shtëpi.

Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore.

Ai nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020.


Shtuar 27.09.2025 12:04