Vrasja e Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO

Këtë të shtunë në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas burimeve hetimore, Sabah Nuzi, dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit, për një shumë prej 50 mijë eurosh.

Në këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si urdhërues të dyshuar të krimit shtetasin Aurel Hoxha alias Kolaveri, i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim.


Shtuar 27.09.2025 10:26