Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën

Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj sot në Burgun e Koridhalosit në Greqi, rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi (foto).

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt (foto poshtë) është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços (të dy foto poshtë)më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda.


Shtuar 19.01.2026 18:39