Këtë të enjte, zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit në lidhej me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.
Raporton se seanca ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt, po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Elvis Shkambi, akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit pasditen e 6 tetorit
NGJARJA:
Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Rreth orës 13:42, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë duke kaluar nëpërmjet pajisjes së skanimit (detektor metalesh), e cila ka sinjalizuar prezencën e objekteve metalike.
Pavarësisht alarmit, punonjësi i sigurisë Banush Koxha nuk ka kryer kontroll fizik dhe as ka regjistruar hyrjen e tyre në librin e protokollit, siç parashikon procedura standarde.
Dy shtetasit kanë qëndruar në hollin e pritjes deri në orën 15:29, kur janë futur në sallën e gjyqit nr. 3. Vetëm 6 minuta më pas, në momentin që gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkambi ka nxjerrë një pistoletë nga brezi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit.
Kalaja, i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pavarësisht ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje.
Në të njëjtin moment, autori ka qëlluar edhe në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas sulmit, autori ka dalë nga salla, ka dorëzuar armën te një punonjës tjetër gjyqësor dhe është neutralizuar dhe arrestuar menjëherë nga forcat e policisë në oborrin e Gjykatës.