Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Sandër Simoni: Ka pasur kërcënime dhe presione…

Pas zhvillimit të një mbledhjeje urgjente me drejtues të sistemit gjyqësor dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, ka dhënë një deklaratë lidhur me situatën alarmante të sigurisë në të cilën po funksionon sistemi gjyqësor në vend.

Gjyqtari Simoni, theksoi se do të merret një vendim konkret për t’u adresuar autoriteteve përgjegjëse, me qëllim garantimin e kushteve të nevojshme të sigurisë për gjykatat dhe trupën gjykuese.

“Gjykatat duhet të punojnë në kushte sigurie. Nuk mund të shtyhet më në këto kushte. Ju i dini informacionet. Ka pasur kërcënime dhe presione edhe më parë, por jo kaq ngjarje të rënda”, deklaroi Simoni.

Sandër Simoni: U dhanë mendimet e gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe drejtuesve në lidhje me kushtet e sigurisë.

Do marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritetet përgjegjëse.

Gjykata të punojnë në kushte sigurie, nuk mund të shtyhet më në këto kushte.

Ju i dini informacionet. Ka pasur kërcënime dhe presione, por jo kaq ngjarje të rënda. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të jetë rasti i fundit. Do të bëhet një analizë. Ka ardhur koha e një analize më të gjere dhe thelluar. Ky ishte qëllimi i kësaj mbledhjeje.


Shtuar 9.10.2025 12:43