Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, Berisha dënoi ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë brenda gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Ai tha se ligji që mbronte gjykatat, u ndryshua nga kryeministri Edi Rama në vitin 2020.

Sipas tij, me vendimin e marrë nga kreu i qeverisë, mbrojtja e prokurorëve dhe gjyqtarëve iu hoq si kompetencë Policisë së Shtetit dhe iu dha policisë private, që Berisha i quajti “polici e xhepit” dhe “patronazhiste”.

Kreu i PD u ndal edhe tek deklarata e ministres Albana Koçiu, mbi vrasjen cila sipas tij “lante duart” duke deklaruar se policia nuk kishte faj në masakrën që ndodhi në Gjykatën e Apelit.

“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por ai nuk mund ta kryente kurrë aktin nëse shteti do të ishte shtet e jo narkoshtet.

Salla e gjyqit pretendohet të jetë vendi më i sigurt për vetë kompleksitetin e proceseve. Në sallën e gjyqit u shpreh një batare kundër një gjykatësi sikur të ishte në mes të rrugës sikur të ishte në një shesh apo kafene, jo në një institucion shtetëror.

Dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020 Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të 2010-ës, i cili ngarkonte policinë e shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Edi Rama e kalon sigurinë nga policia e shtetin në policinë e xhepit. Merr vendim ku ia heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart, policia s’ka gisht thoshte”, u shpreh ai.


Shtuar 8.10.2025 13:27