Vrasja e Eraldo Nevruzit/ Gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Gjykata e Vlorës, ka dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33-vjeç dhe David Lart 30-vjec, të cilët ndihmuan për të fshehur provat, duke eliminuar sendet personale , rrobat si dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë duke i djegur në furrën e picave të 31-vjeҫarit Eraldo Nevruzi, i cili u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43-vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata ka shprehur, vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe  masën e sigurisë arrest në burg.

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.


Shtuar 9.06.2024 13:09