I penduar i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer në GJKKO rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.
Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, ka treguar se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin.
“Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin.
Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim?
Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.
I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon.
Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC.
Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator.
Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me c.
Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët.
Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës.