Apeli i GJKKO, lë në fuqi masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”.
E njëjta masën sigurie u la në fuqi dhe për vëllanë e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.
Para Apelit të GJKKO doli dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa arrest me burg.
Ai dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, në vitin 2021 në Durrës në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
