Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbardhet identiteti i autorit në kërkim, vrau një prej viktimave dhe… (EMRI)

Zbardhet identiteti i një prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 21-vjeçarin Daniel Pepa.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi. Ndërsa viktima tjetër Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, i cili është në kërkim.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Shtuar 22.10.2025 08:27