Vrasja e dyfishtë në Devoll, vëllai i autorit të krimit: Shteti të marrë masa urgjent!

Gjergji Zili, vëllai i Ali Zilit, vrasësit të Fatmira dhe Bukurie Bamit në fshatin Progër të Devollit, ka rrëfyer historikun e dhunës së mëparshmë të shkaktuar nga vëllai i tij.

Ai ka treguar se viktimat nuk i kishin asnjë borxh autorit dhe shton se nuk e kishte parë vëllanë prej dy ditësh derisa ka shkuar në shtëpi mbrëmë në mëngjes, pasi ka vrarë nuse e vjehërr.

Sipas tij vëllai pinte alkool dhe nuk dinte se çfarë bënte. Gjergji Zili thotë se e ka denoncuar edhe ai vetë të vëllanë disa herë, por policia e kishte nxjerrë jashtë.

“Unë ka lënë shtetin të veprojë. Ka 2 ditë që është larguar nga shtëpia kam lajmëruar dhe kryeplakun. Kam lënë shtetin të marrë masa. Lekët  që nxirrte i harxhonte në klub. Pine paketën një kafe, e rëndonte xhanin me alkool. Atë e di dhe policia se nuk është hera e parë që ka pasur punë me policinë. Unë e kam denoncuar në polici disa herë dhe para 3 javësh ishte në komisariat. Kur rëndohet xhani me alkool nuk e di sa çfarë bën. I kam thënë mos e lëshoni se mund të bëjë ndonjë vrasje. Siç u krye vrasja. Po ta rëndonte me alkool të mos i fliste njeri. Unë kam krushqi me atë familje. Plakës i kam marrë mbesën e mbesës, unë i kam lënë shtetin.  Shteti le të marrë masa dhe të veprojë sipas ligjit.

Drutë ia ka dhënë me lekë lekët ia ka dhënë me dorë. Asnjë lekë nuk i ka mbajtur. I jam shumë mirënjohës asaj familje mua më vjen rëndë ti dal para fëmijëve të saj dhe fshatarëve më vjen rëndë ti dal përpara. Kur erdhi policia isha shtrirë po bëja gjumë,. Në mëngjes unë e ndjeva se nuk ishte. Deri në orën shtatë kam kontrolluar. Nga ora 5 ia dëgjova zërin. Kur erdhi nuk më foli fare. Më tha djali po rri i menduar ky. Më rëndoi edhe situatën e pleqve se janë të dy  të sëmurë. Me mua nuk fliste. Më vjen rëndë tu dal fshatarëve dhe tu them mirëmëngjes”, tha ai./albeu.com/