Vrasja e dy vëllezërve në Fier/ Gjithçka nisi për sherrin mes fëmijëve

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdimir Kurtaj.

Një konflikt i momentit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, vëllezër, Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, është bërë shkak për tragjedinë në Roskovec.

Vëllezërit janë qëlluar për vdekje, me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.

Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave. Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.


Shtuar 10.09.2024 15:31