Vrasja e dy të rinjve në Durrës/ Zbulohen identitetet e viktimave (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrësit, pranë një karburanti.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21-vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Shtuar 22.10.2025 07:47