Një person për të cilën policia e Tiranës e ka identifikuar, po shikohet me mjaft interes për hetuesit, pasi ka dyshime se të ketë qenë në rolin e ekzekutorit.
Ky shtetas sipas verifikimeve, rezulton së është larguar pak orë pas regjistrimit të ngjarjes nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa roja dhe ish-ortaku të cilët janë arrestuar, do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për t`u njohur me masës e sigurisë.
Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Hykës alias Mond Mëhalla, dyshohet se para ngjarjes të ketë qëndruar përreth zonën së Përrenjasit.
Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar faktin se pas krimit, personi që po shikohet me shumë interes nga policia ka kaluar përmes kufirit të gjelbër nga pika doganore e Maqedonisë së Veriut.
Ky shtetas që nga ana e hetuesve është i identifikuar, por jo zyrtarisht i shpallur në kërkim por kërkohet informacione edhe nga pala e vendit fqinj, për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e tij.
Ndërkohë, personat që janë ndaluar deri në këtë fazë dyshohet se kanë qenë ndihmës të autorit si në sigurimin e makinës ambientit, ku ka qëndruar vrasësi dhe deri në sigurimin e largimit të tij.
Ndërkohë Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, do të dalin para gjykatës së Elbasanit më 5 dhjetor në orën 10:00 për t’u njohur me masën e sigurisë.
Për Nevzat Spahon, që u arrestua një ditë më parë, nuk është caktuar ende data. Ky i fundit, nuk ka qenë bashkëpunues me policin e ndërsa pritet marrja në pyetje për herë të dytë, duke i dhënë mundësi të deklarojë mbi rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht, dyshohet se shkak është konflikt mes ortakeve e ndërsa në kërkim janë shpallur Marselo Arani dhe Armando Kola.
