Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.

Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën.

Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë. Person i tretë në ngjarje, ka qëlluar me plumb.

Policia e Gjirokastrës, liroi mbrëmjen e së shtunës personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.


Shtuar 28.09.2025 11:09