Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, merret në pyetje portugezi Ruben Saraiva

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenin Ardian Nikulaj, është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.

Mësohet se Saraiva po merret në pyetje nga oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se; Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin.

Portugezi ka qëndruar në paraburgim, që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor te vitit që lamë pas.

Dyshohet se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.


Shtuar 17.01.2024 11:13