Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2011.
Katër ditë më parë, u raportua se ka qenë gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut që ka nisur shqyrtimin e çështjes së vrasjes së Nikës.
Padia është bërë në Gjykatën e Strasburgut nga familjarët e të ndjerit . Kujtojmë se Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kanë qenë familjarët e të ndjerit që ka ngritur padi kundër institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke pretenduar se ata kanë vonuar hetimet.