Vrasja e 56-vjeçarit nga vajza në Fier/ Flet vëllai i viktimës: Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me të, nuk e linte gruaja

Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e lintë gruaja.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, ka treguar Ferdinant Rama.

26-vjeçarja, Emalinda Rama është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të diltë. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetontë Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.


Shtuar 24.07.2025 18:57

Tags: ,