Tejlor Tivari, është personi i arrestuar nga policia e Durrësit për vrasjen Valbon Beqirajt, 51-vjeçarit që u gjend i pajetë me disa goditje thike.
Tivari, rezulton të jetë shoku i viktimës Valbon Beqiraj dhe herë pas herë furnizohej pa lek me lëndë narkotike kokainë, tek Beqiraj.
Edhe në momentin kur ka ndodhur vrasja, Tejlor Tivari, ka shkuar në banesën ku qëndronte Beqiraj, për të marë lëndën narkotike.
Por për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e ndjenjave sentimentale mes dy protagonistëve, ka lindur një konflikt që ka shkuar në përplasje fizike dhe përdorim të thikës, duke çuar në vrasjen e Valbon Beqiraj.
Sipas tabelës fotografike, Beqiraj, është gjetur në ambientet e shtëpisë me disa plagë në trup, ndërkohë kishte të veshura vetëm mbathjet.
në foto: Viktima, Valbon Beqiraj
Në dëshminë e siguruar nga gazetari Elton Qyno, Tivari, ka treguar në polici detaje të sakta mbi dinamikën e krimit të rëndë, duke pohuar se ai punon si kamarier në një hotel në Durrës.
Me Valbon Beqirajn, njihej prej disa kohësh dhe herë pas here furnizohej tek ai me lëndë narkotike, duke ja marë pa lek.
Edhe ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai ka shkuar në shtëpinë e motrës së viktimës, por që aty banonte Beqiraj dhe i ka kërkuar të marë lëndën narkotike.
Por për shkak të një debati të lindur aty lidhur me ndjenjat sentimentale, të dy personat janë përfshirë në përplasje fizike.
Tivari, i ka treguar policisë se rrugës kur ka shkuar në shtëpinë e Beqiraj, kishte gjetur një thikë dhe me këtë thikë e ka goditur disa herë në trup 51-vjeçarin kur janë përleshur.
Ndërkohë autori i krimit ka rrëfyer në polici se Valbon Beqiraj, në përleshje e sipër e ka goditur disa herë në trup dhe kafshuar në duar.
Mbi bazën e kësaj dëshmie dhe provave të tjera, policia i ka komunikuar arrestimin Tivarit, ndërsa verifikime të tjera janë duke u kryer në vijim, pasi dyshohet se autori edhe më parë ka qënë i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje.
Tivari, ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Durrësit për t`u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.