Në një prononcim për Top Channel, ka folur motra e autorëve të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj.
Armela ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë periudhës që i ndjeri Ramazan Mataj, e detyronte të bënte veprime të turpshme dhe nën kërcënime ai e detyronte të dilte natën jashtë, përndryshe ai do t`i vriste familjen.
“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.
Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.
Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.
Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet.
Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërguar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem. Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të pr*stituoja”.