Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, zbardhet identiteti i të riut (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, nga Burreli  është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

I riu u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se 23-vjeçari, është rrëmbyer ditën e djeshme para se të ekzekutohej.


Shtuar 9.07.2025 09:25