Vrasja e 23-vjeçarit në Itali, identifikohet autori

Miqtë e Hekuran Cumanit dhanë informacione specifike, dhe shumë nga dëshmitarët e shumtë të pranishëm i kanë konfirmuar ato.

Vrasësi i 23-vjeçarit nga Fabriano, i cili u godit me thikë gjatë një sherri përpara një prej lokaleve të jetës së natës në Perugia, në zonën universitare, ka orët e numëruara.

Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e Perugias, e kanë identifikuar tashmë.

Dyshohet të jetë një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili, me grupin e miqve të tij, e nisi përleshjen fillimisht brenda dhe më pas jashtë pub-it 100Dieci, ku sapo kishte përfunduar një natë universitare e së premtes.


Shtuar 19.10.2025 14:20