Vrasja e 19-vjeçares ishte paralajmëruar dhe policia kishte dijeni: Do derdhet gjak, nuk do martohesh kurrë! (FOTO LAJM)

Shejla Bakija u vra nga ish- i fejuari i saj, në një sulm në shtëpinë e saj me armë ku mbeti e vdekur edhe gjyshja e saj dhe u plagos babai.
Sipas burimeve, vrasja ishte e paralajmëruar pasi 6 muaj më parë, ajo e kishte denoncuar autorin e krimit në polici duke zbuluar se ai e kishte kërcënuar me jetë.

Teksa kishte denoncuar partnerin e saj, Ilir Gjokaj për dhunë, Bakija kishte deklaruar se ai e kishte kërcënuar se s’do të ishte e askujt perveçse e tij.
Në dëshmi, e reja ka deklaruar se Gjoka i ka thënë se pavarësisht ndarjes nuk e do lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se do derdhej gjak nëse do ndodhte diçka e tillë.

Dëshmia në polici:

9 muaj kam jetuar me të fejuarin tim, Ilir Gjokaj Milesh, para 3 muaj përfundova bashkejetesen time me te dhe u ktheva ne shtepinë e familjes time. Diten e 25.08.2021.

Ne oën 23:00 isha ne shtepi te prindërve tek zona e “Dheut të Zi”, ai erdhi dhe hyri ne oborrin tim dhe hypi ne ballkon. U mundova ta mbaj deren por ai e hapi dhe hyri brenda.

Me ka kercenuar “as ne tokë as ne qiell nuk do jesh e kuj tjeter, nuk do lejoj të martohesh me tjeter kend. Do derdhet gjak per këtë pune dhe jeten e ke ne duart e mije. Mbas iku. Aty prezent ishin vëllau dhe motrat e mia adoleshente. Të cilët ishin të tmerruar.

Ngjarja:

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë. /albeu.com/