Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Ish-drejtuesi i policisë bën deklaratën e fortë: Në vendngjarje kanë marrë pjesë 8 veta, do shihni videot…

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, teksa ishte i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, shprehet se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe në plagosjen e shokut të tij, kanë marrë pjesë 8 veta, gjë që siç theksoi do dalë nga videot që ekzistojnë.

Sipas Prençit, policia po përpiqet të kamuflojë ngjarjen për të fshehur dështimin e vet dhe të Ministrisë së Arsimit.

“Kanë qenë 8 veta në ngjarje, do i shikoni videot. Sipas burimeve të mia të sigurta në polici, di që oficeri i BKH është treguar shumë qytetar dhe prind shumë i edukuar duke reaguar që në orët e para, se djali i tij ishte apo nuk ishte…

Ai është treguar një prind i mirë. Të shkosh të mësosh 14-vjeçarin mos pranoni… futen në lojë avokatë, politikanë.

Deri sot është abuzuar, ka rëndësi roli që ka pasur në ngjarje. Një fëmijë i vetëm nuk mund të shkaktojë 6 thika te njëri dhe duke vrarë tjetrin, kanë qenë më shumë se 1. Arsimi ka dështuar, policia ka kamufluar. Po mbrojnë dështimin e Ministrisë së Arsimit dhe policisë”, tha Prençi.


Shtuar 27.11.2024 08:09