Vranësira dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Sipas SHMU vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Reshjet e shiut do të jenë më tepër prezentë përgjatë ultësirës perëndimore dhe veçanërisht zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.


Shtuar 4.12.2022 17:06