Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut, parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Të lidhura
None found
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut, parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në Verilindje-Lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër në Juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë.


