Vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga vranësira dhe reshje shiu në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që mbrëmja pritet të përmirësoje gradualisht kushtet atmosferike.

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta mbizotërojnë të gjithë republikën e Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjell reshje shiu në vendin tonë. Herë pas herë në zonat verilindore do ketë dhe rrebeshe afat shkurtra. Por mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në një pjesë të mirë të territorit megjithëse shirat mbeten të izoluar në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.


Shtuar 30.09.2021 08:06