Foto ilustruese
Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin për Eduart Lamaj, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.
Ndërkohë Ilir Xhepa është dënuar me 33 vjet heqje lirie. Ai akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt në masakrën e ndodhur në Laç.