Vranë Eglantina Bucin, Prokuroria kërkon 50 vjet burg për autorët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë.

Prokuroria ka kërkur 25 vite për Faik Bucin dhe 25 të tjera për Shkëlzen Bucin,  për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në vitin 2012, ku Englantin Buci, 23 vjeç u vra nga babai dhe vëllai dhe u gropos në Malin me Gropa që ndodhet ngjitur me kufirin me Parkun Kombëtar të Dajtit.

Si ndodhi vrasja e Eglantina Buçit?

Në vitin 2012, Eglantina, e datëlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë vendosi që të largohej nga shtëpia e familjes dhe të bashkëjetonte me një djalë, me të cilin ishte në një marrëdhënie dashurie.

Mirëpo vendimi që Eglantina të largohej nga shtëpia ishte në kundërshtim me atë që familjarë e saj donin, kryesisht meshkujt e familjes (babai dhe vëllai), ata e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes.

Babi dhe vëllai e çuan Eglantinën në Malin me gropa dhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga babai dhe vëllai i saj të cilët kryen aktin makabër me gjakftohtësi. Për të humbur gjurmët, ata e varrosën  Eglantinën në ‘Malin e Gropa’ duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Një muaj pas groposjes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi policinë.

Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prostitutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit. Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur.

Në vitin 2017 Shkëlzen Buci ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj aktorit Mishel Prelës (vrasje kjo e cila ishte me pagesë).

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai. Ndërsa arrestimi i babait të Eglantinës, u bë në shtator të 2020./albeu.com

Shtuar 20.01.2022 11:58