“Votoni sepse është mundësia dhe e drejta juaj”, Topalli: Kthehuni në promovues të një kthese!

Drejtuesja e PD në Diasporë Jozefina Topalli në një deklaratë për shtyp tha se qytetarët duhet të votojnë sepse është mundësi dhe e drejta e secilit.

“Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni. Dyert e votimit hapen njëherë në katër vite. Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese. Vota është përgjegjësi. Dua të falenderojë mijëra shqiptarë jashtë kufijve ku jo vetëm kanë votuar për një kthesë historike, por me mijëra kanë ardhur sot për të sjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët.”

 


Shtuar 11.05.2025 17:23