Votohet qeveria e re në Maqedoni, Dimitar Kovaçevski kryeministri i ri

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut votoi sonte qeverinë e re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Në fjalimin e tij, Kovaçevski kërkoi mbështetjen e deputetëve. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhje do të ketë por në vitin 2024.

Prej nesër filloj me punë. Do të kem takim me ambasdadoren gjermane. Të martën do të takohem me kryeministrin bullgar, Petkov, nga i cili do të kërkoj mbështetje për popullin e Maqedonisë. Të lëmë ndarjet partiake dhe etnike dhe të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski zëvendësoi në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.

Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, 6 Bashkimi Demokratik për Integrim dhe 3 partia Alternativa.

Shtuar 16.01.2022 23:44